Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Qershor, 2025

Komente


Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova ndër të tjera foli për fundin e Sllobodan Millosheviqit dhe të Jugosllavisë.

Në lidhje me këtë, ai u shpreh se gozhdën e fundit e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“E thashë unë kur shkova në Beograd, fola atë se unë jam presidenti i fundit . Sepse e dija që me atë model Jugosllavia nuk mund të mbahej duhej marrëveshje e re politike. Tito shkoi, partia ra, kurse Armata kërkonte sponsor. Nga ajo armatë dolën, sllovenët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët, mbeti vetëm armata serbe dhe ajo nuk mund ta përfaqësonte Jugosllavinë. Kjo ishte një politikë plotësisht e huqur e Millosheviqit, që na ka kushtuar me aq shumë të vrarë e të plagosur. Pra një politikë e gabuar e atij njeriu e përjetoi shkatërrimin e saj”.

“Por të themi kështu “goditjen e fundit, gozhdën e fundit për këtë e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse Pakti i Atlantikut , asnjëherë në historinë e tij nuk ka reaguar. Tek Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur u pa që Millosheviqi nuk mund të realizonte qëllimet e tij , vetëm nëpërmjet asj duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Sepse së pari qëllimi i tij ishte të zgjeronte Serbinë kah perëndimi, por këtë nuk e arriti”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj