LVV publikon një foto ku shihen Kurti dhe ushtarë të UÇK-së, Demaçi e merrte me vete për t’i vizituar zonat operative

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Shkurt, 2025

Komente


LVV publikon një foto ku shihen Kurti dhe ushtarë të UÇK-së, Demaçi e merrte me vete për t’i vizituar zonat operative

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotografi nga viti 1998, ku kryeministri Albin Kurti shihet teksa futet në një veturë ndërsa përreth veturës qëndrojnë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aty shihet edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili e drejtonte zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Kurti punonte në atë zyrë.

“Përgjithmonë UÇK”, ka shkruar LVV në postimin e saj në Facebook, pa dhënë detaje mbi kontekstin e fotografisë.

Demaçi e kishte marrë Kurtin në vizitat që ua bënte zonave operative të ushtrisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj