Kajtazi: Kurti e ka blerë një deputet të PDK-së, edhe deputetë të partive tjera do kalojnë në LVV!

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se të gjithë deputetët që kalojnë nga opozita tek partia në pushtet apo partia që më së shumti ka vota në zgjedhje, para se të formohet qeveria, e bëjnë këtë për para.
Në Rubikon ai këtë e quajti “trafikim me deputetë”.
“Në fusha tjera kriminale quhet trafikim ta zëmë me qenie njerëzore, trafikim me emigrantë, ky është trafikim me deputetë. Jam i bindur se kurrë nuk ndodh në situata si kjo se që dikush nga opozita i bashkohet pushtetit pa pare, harrojeni këtë. Asnjëherë, të gjithë kanë marrë para, të gjithë kanë pasa interesa”, ka thënë Kajtazi.
Ndër tjera, Kajtazi ka pohuar se Albin Kurti, kandidati për kryeministër i LVV-së, ka bërë marrëveshje me një deputet të PDK-së që të aderojë në subjektin që ai drejton, krejt kjo që të bëhen numrat e duhur për formimin e qeverisë së re, pa bërë ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër.
Komente