Fundi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokurorisë i mbeten edhe 8 seanca

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Mars, 2025

Komente


Fundi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokurorisë i mbeten edhe 8 seanca

Edhe 8 seanca ka në dispozicion Zyra e Prokurorit të Specializuar që të paraqes dëshmitë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas ish-bashkëpunëtorëve të tyre, ky proces është politik dhe i stërzgjatur, ndërkohë që monitoruesit e avokatët e akredituar në Hagë, thonë se pas përfundimit të dëshmitarëve nga prokuroria mund të ketë ndryshim të masës së paraburgimit.

Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes.

Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca.

Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë.

Për avokatin e akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, përfundimi i afatit për prokurorinë, mund të sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, që janë në paraburgim nga viti 2020.

“Palët pasi të kryhen dëshmitarët e prokurorisë ka një bazë të arsyeshme ku mund të kërkojnë nga gjykata që merr një vendim tjetër mbi masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kryhet gjykimi, sepse një nga arsyet që janë në paraburgim janë për shkak të ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë”, ka thënë Hodaj, raporton rtv Dukagjini.

E Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon për procedurën tutje të këtij procesi.

“Pas 4 prillit pala mbrojtëse ka të drejtë që të parashtrojë disa mocione për kundërshtimin e akuzave pas kësaj 10 ditë ka prokuroria që të jep kundërpërgjigje në këto mocione dhe lidhur me këto mocione gjykata e merr një vendim, nëse do të hudhet poshtë ndonjë akuzë.. me rregulloren e procedurës së provave pala tjetër që ka të drejtë të ftoje dëshmitarë është pala e dëmtuar…dhe pastaj vjen radha tek mbrojtja…”, ka thënë Aliaj.

Por, sipas ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ka qenë i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës, ky proces gjyqësor është politik dhe i padrejtë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj