Flet Maresca pas humbjes ndaj Ipswich

Chelsea ka humbur dy ndeshje në katër ditë në Premier League.
Pas humbjes ndaj Fulhamit, Chelsea pësoi një tjetër humbje ku kësaj here ndaj Ipswich Town.
Për këtë foli edhe trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.
“E prisnim këtë lloj momenti në sezon. Është pothuajse e pamundur të kesh një sezon pa këtë”. “Askush në këtë dhomë nuk priste që ne të ishim këtu ku jemi. Kjo gjithashtu tregon se jemi larg konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe të qenit atje me skuadrat më të mira në Angli”, u shpreh Maresca.
Chelsea, kujtojmë se gjendet në pozitën e 4-të në Premier League, dhe ka gjithsej 35 pikë
Komente