Epopeja e UÇK-së, testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Mars, 2025

Komente


Epopeja e UÇK-së, testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë

Sot shënohet 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar se Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës.

“Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Pikërisht më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë 5, 6, 7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj