Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Yjet e Manchester United, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui kanë falur së bashku namazin e Taravive mbrëmë.
Dyshja nga klubi Old Trafford e kanë falur namazin e teravive pas iftarit mbrëmë dhe për këtë ka folur edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.
“Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui janë fotografuar së bashku gjatë namazit të Taravisë. Allahu ua pranoftë lutjet në Ramazan”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
Namazi i teravisë është një namaz që falet gjatë muajit të Ramazanit dhe përbëhet nga 20 rekate.
Namazi falet në xhami dy orë pas iftarit.
NË TREND
Postime tjera
24 Dhjetor, 2024
Komente