Dita e Vetranëve, 70-shi i LVV-së, Adelina Grainca: Janë zemra e historisë e shembulli i qëndresës kombëtare

Sot Kosova shënon Ditën e Veteranëve, shkruan InfoFerizaj
Me këtë rast, kandidatja për deputete me numrin 70, Adelina Grainca, vlerësoi lart kontributin e tyre.
Ajo tha se ata janë zemra e historisë e shembulli i qëndresës kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë për ta.
Postimi i saj në Facebook
Me krenari e mirënjohje të thellë, sot në Ditën e Veteranit, kujtojmë sakrificat e atyre që duke luftuar janë më meritorët për lirinë e atdheut tonë.
Veteranët janë zemra e historisë sonë, shembulli i guximit dhe qëndresës sonë kombëtare.
Respekt dhe nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën të cilën duhet ta bëjmë siç i patën ëndrrat e idealet veteranët.
Komente