Amorim për humbjen e parë si trajner i Man Utd: Humbëm nga goditjet standarde

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin faktori vendimtar në fitoren e tyre 2-0 ndaj ekipit të tij.
Arsenali mposhti Unitedin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates, duke ia shkaktuar humbjen e parë portugezit Amorim.
“Goditjet standarde ndryshuan lojën. Ne mund të ishim më agresivë në zonën e Arsenalit”, ka thënë fillimisht Amorim.
“Deri tek ndërprerjet, loja nuk pati shumë mundësi për të dyja ekipet, goditjet standarde e vranë lojën”.
Pavarësisht humbjes, Amorim vlerësoi angazhimin dhe organizimin e skuadrës së tij, por në fund pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin ndryshimi.
“Ne ishim të përkushtuar dhe humbëm në goditje standarde”, përfundoi trajneri i Unitedit.
Komente