74 aktakuza ndaj 91 ndaj personave nga Prokuroria e Shtetit

Prokurori i shtetit, ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e katër aktakuza kundër nëntëdhjetë e një personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë persona, si edhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur njëzet e pesë aktakuza kundër tridhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara, si dhe ka parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre personave.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e një personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48-orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24- orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Komente