Visar Azemi, takon një fermer të suksesshem në fshatin Dardani

Ditën e sotme e nisa në fshatin Dardani në Ferizaj, ku pata kënaqësinë të takoj Faredin Hysenin, një shembull suksesi në komunën tonë.
Një bujk i pasionuar që ka filluar me kultivimin e kumbullës që nga viti 2001 dhe sot është pronar i një plantacioni mbresëlënës prej 4 hektarësh.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është arritur me investime vetanake, falë punës së tij të palodhur.
Vizita si kjo e sotmja janë gjithmonë frymëzuese, sepse na kujtojnë rëndësinë e mbështetjes së njerëzve që me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Ferizajit dhe të gjithë Kosovës.
Duke parë përkushtimin e qytetarëve si Faredin Hyseni, besimi ynë se Ferizaji mund të bëhet një vend edhe më i mirë për të jetuar dhe për të punuar vetëm rritet.
Komente