Vendimi i PZAP-it për Listën Serbe, KQZ do të presë afatet ligjore për ankesa

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Dhjetor, 2024

Komente


Vendimi i PZAP-it për Listën Serbe, KQZ do të presë afatet ligjore për ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

PZAP ka miratuar ankesën e Listës Serbe, derisa ka urdhëruar KQZ-në që t’i certifikoj kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet e parlamentare.

Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja, thuhet se njoftimi i KQZ-së për moscertifikimin është anuluar, duke u argumentuar se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat përkatëse të KQZ-së.

Gjithashtu, PZAP-ja thekson se gjatë votimit në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim përfundimtar, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

Lidhur me këtë vendim të PZAP-së, nga KQZ kanë bërë të ditur për Telegrafin se do të presin të kalojnë afatet e procedurave ligjore para se ta caktojnë të jetë në rend dite në mbledhjet e ardhshme të KQZ.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj