Vazhdon bashkëpunimi institucional në mes të Policisë dhe Porokurorisë Themelore në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 10 Janar, 2025

Komente


Vazhdon bashkëpunimi institucional në mes të Policisë dhe Porokurorisë Themelore në Ferizaj

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, është takuar me kryeprokurorin Burim Çerkini të cilin e njoftoi për situatën e sigurisë në rajon dhe njëkohësisht i uroi emërin e tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm për Regjionin e Ferizajt.

Pllana, gjithashtu ndau informacione për disa aktivitete të ndërmarra nga policia rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në trafik.


Nga ana tjetër, Kryeprokurori Çerkini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me policinë rajonale të Ferizajt, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre.


Ai ritheksoi se Prokuroria Themelore është një institucion i pavarur dhe i paanshëm, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke ushtruar autoritetin e saj për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Drejtuesit e këtyre dy institucioneve diskutuan edhe për mundësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj