Sveçla: Po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathtë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Dhjetor, 2024

Komente


Sveçla: Po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathtë

Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në këtë periudhë kur është e sfiduar nga ekstremi i djathtë. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta.

Duke i përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Iber-Lepencit, Sveçla u shpreh se si qeveri ka reaguar me kohë karshi kësaj dukurie.

“Ne kemi pas në vazhdimësi sulme të ndryshme ndaj institucioneve tona, zyrtarëve tanë, personelin ndërkombëtarë, gazetarëve dhe qytetarëve në katër komunat veriore të Kosovës….Për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta dhe entonacionalizma.

Si qeveri kemi ndërmarrë masa në kohë në identifikimin dhe shpalljen e dy formacioneve ilegale si organizata terroriste pra Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut dhe të gjithë ju e dini që në vazhdimësi dhe me mjete ligjore i kemi luftuar dhe po i luftojmë ato, siç e monitorojmë dhe po punojmë në parandalimin e të gjitha aktiviteteve të tyre. Këto dy sulme kanë vë në pah nevojën që zhvillimi i ekstremizmit të djathtë të elaburohet dhe të trajtohet me prioritet nga të gjithë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe globalisht”, u shpreh ministri Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se si institucionet kanë punuar seriozisht në aspektin strategjik dhe operativ në luftimin e terrorizmit.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj