Supremja refuzon ankesën e koalicionit PDAK – LPB për rinumërim të votave

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj.
Në vendimin e gjykatës thuhet se ankesa është paraqitur më 17 mars të këtij viti nga koalicioni PDAK-LPB, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 15 Mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet.
“Refuzohet e pathemeltë ankesa e parashtruar nga subjekti politik: Partia Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj, e parashtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.639/2025, të datës 19.03.2025.
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.639/2025, të datës 19.03.2025, është vendosur: REFUZOHET e pabazuar ankesa Anr.639/2025, e datës 17.03.2025, paraqitur nga koalicioni PDAK-LPB, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, Nr.01/727-2025, të datës 15 Mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen 211 votat e partisë politike PAI të dërguara me postë ose të urdhërohet KQZ të rinumëroj këto vota, të anulohen 108 votat në Komuna që fare nuk ka banorë të komunitetit ashkalinjë, të urdhërohet KQZ të rinumërojë votat në Shkollat Mihal Grameno, Selman Riza dhe Daut Bogujevci në Fushë Kosovë, dhe të urdhërohet KQZ ta përsëris votimin e diasporës”, thuhet në vendim.
Komente