Spektakli mes Barcelonës dhe Interit përfundon pa fitues

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Maj, 2025

Komente


Spektakli mes Barcelonës dhe Interit përfundon pa fitues

Stadiumi ”Lluis Companys” sonte ishte dëshmitar i një ndeshje spektakolare të futbollit.


Plot gjashtë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi me barazim 3-3.

Interi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 30 sekondave lojë, me golin e Marcus Thuram.

Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin e zikaltërve, në minutën e 21-të.

Barcelona nuk u dorëzua dhe reagoi shpejtë, duke shënuar dy gola qysh në pjesën e parë dhe barazoi rezultatin.

Lamine Yamal në minutën e 25-të dhe Ferran Torres, në minutën e 38-të, shënuan për skuadrën katalanase. Me rezultat 2-2 u mbyll pjesa e parë.

Interi riktheu epërsinë në minutën e 64-të, ku Dumfries shënoi golin e dytë personal.

Por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, ku pas një gjuajtje të fuqishme nga Raphinha, portieri i zikaltërve, Yan Sommer shënoi autogol.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale zhvillohet javën e ardhshme me 6 maj në ”Guiseppe Meazza”, ku do të m♪7sohet skuadra finaliste.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj