Sorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Mars, 2025

Komente


Sorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën.

Klan Kosova merr vesh se ai pritet të qëndrojë në vendin tonë mes 18 dhe 19 marsit.

Lajmin për vizitën e parë të diplomatit danez në Kosovë, e bëri të ditur ditë më parë edhe gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”.

Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar.

Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti sllovaku, Miroslav Lajçak.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj