Nga ora 10 sot protestohet në Prishtinë – Njëra palë shpreh pakënaqësitë ndaj qeverisë, tjetra ndaj Komunës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Dhjetor, 2024

Komente


Nga ora 10 sot protestohet në Prishtinë – Njëra palë shpreh pakënaqësitë ndaj qeverisë, tjetra ndaj Komunës

Sot do të mbahen dy protesta në Prishtinë.

Me fillim nga ora 10:00, Shoqata Sindikale e Pastrimit do të protestojë përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Protesta do të mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit, shkruan IndeksOnline.

“I ftojmë të gjithë të punësuarit pranë KRM “Pastrimi” me njësi që të na bashkohen, që të jemi zëri juaj në mbrojtjen e kompanisë nga e keqja që po i kanoset. Situata në të cilën gjendet kompania lë për të dëshiruar…”, thuhet në njoftimin e KRM-së.

Ndërkaq, me fillim nga ora 12:30, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës proteston ndaj Qeverisë.

Takimi i djeshëm me ministren Arbërie Nagavci nuk pati rezultate konkrete, andaj SBASHK-u ka lajmëruar që do të protestojë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevës së përgjithshme

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj