Nëndega e III e qytetit të Ferizajt i jep mbështetje të madhe LDK-së në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Janar, 2025

Komente


Nëndega e III e qytetit të Ferizajt i jep mbështetje të madhe LDK-së në Ferizaj

Kryetari i LDK-së në Ferizaj Visar Azemi së bashku me kandidatët për deputet Bahrije Hyseni, Saranda Musliu, Ibadete Mehmeti, Paris Guri, sonte morën mbështjetje të madhe nga nëndega e III eqytetit.

Postimi i Visar Azemit

Sonte i filluam tubimet e fushatës zgjedhore me nëndegët e III-ta të qytetit, në ambientet e Shkollës Fillore "Astrit Bytyqi" në qytet.

Salla ishte e mbushur me entuziazmin dhe energjinë e anëtarëve tanë të përkushtuar për ndryshimin e madh.

Diskutuam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Mbështetja për LDK-në dhe kandidatin tonë për kryeministër, Lumir Abdixhikun, po rritet çdo ditë, duke dëshmuar se qytetarët kanë besim në një qeveri të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zhvillimit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre!

Bashkë për fitoren e madhe më 9 shkurt!


May be an image of one or more people and crowd

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj