Malisheva me fitore të madhe, Prishtina nuk i ka punët mirë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Prill, 2025

Komente


Malisheva me fitore të madhe, Prishtina nuk i ka punët mirë

Malisheva gjithnjë e më shumë po e përforcon pozitën e tretë me synime që të kapin edhe të dytin.


Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Prishtina nuk i ka punët mirë për faktin se vetëm tre pikë është larg vendit të tetë dhe ka një ndeshje më shumë dhe pesë pikë më shumë se pozita e nëntë.

Donart Vitija ka shënuar në minutën e dytë me goditje të saktë.

Drita kryeson tabelën me 60 pikë, pasojën Ballkani 44 (një ndeshje më pak), Malisheva 44, Prishtina 32 pikë etj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj