Kurti e nisi fushatën zgjedhore duke u takuar me qytetarë në fshatrat e Gjakovës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Janar, 2025

Komente


Kurti e nisi fushatën zgjedhore duke u takuar me qytetarë në fshatrat e Gjakovës

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë.


Në një postim në Facebook, kryeministri aktual i vendit ka bërë të ditur se është takuar me qytetarë në fshatrat e rajonit të Dushkajës.

“Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës”.

“Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë të ditur se sot do të mbajnë tubimin e parë të fushatës në orën 18:00 në sallën e sportit “Shani Nushi”, në Gjakovë. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj