Bahrije Hyseni:Sonte filloi rruga drejt ndryshimit

Nuk ka më kënaqësi se kur takon kaq shumë njerëz që janë të të njejtës frymë me atë që jemi edhe ne.
Sonte edhe zyrtarisht e filluam rrugën drejt ndryshimit, e sonte më shumë se kurrë u tregua që të gjithë duan të bëhen ndryshimi.
LDK-ja po rritet çdo ditë sikur edhe qëllimet për rrugën e re të këtij vendi. Lista e cila u riprezentua edhe sonte, është lista e fitores, është lista që do të bëjë ndryshimin, është lista fituese, me në krye kryeministrin e ardhshëm z. Lumir Abdixhikun.
Të nderuar përkrahës, ju falenderojmë nga zemra që sonte ishit prezent, në këtë ditë të madhe për secilin prej nesh. Ju ftoj që të qëndrojmë afër deri sot e 4 vite, që me të vërtetë të bëhemi ndryshimi që duam të ketë vendi ynë.
Brohorimat për LDK-në, e për emrin e secilit kandidat, do të jenë thirrjet që do të dëgjoj për 4 vite, e do të jem zëri i tyre çdo ditë në Kuvendin e Kosovës.
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra, jo vetëm 1 herë, por, 99 herë dhe ju uroj suksese në rrugën tonë të re.
Komente