Arsenali bën sërish një gabim të madh, Liverpooli tashmë po e ‘feston’

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Prill, 2025

Komente


Arsenali bën sërish një gabim të madh, Liverpooli tashmë po e ‘feston’

Arsenali ka bërë një tjetër hap fals në Ligën Premier, pasi nuk arriti të mposht Evertonin në Goodison Park në xhiron e 31-të, duke luajtur baras 1-1.

Trajneri Mikel Arteta vendosi një skuadër mikse për këtë vizitë, duke mbajtur lojtarë kyç si Marin Odegaard dhe Bukayo Saka për përballjen e së martës me Real Madridin, por pavarësisht kësaj Topçinjtë luajtën shkëlqyeshëm në minutat e para.


Arsenali sulmoi vazhdimisht portën e vendasve, deri sa gjeti golin në minutën e 34-të, kur Leandro Trossard shënoi për 1-0 pas një asistim të Raheem Sterling.



Mirëpo, në vazhdim Evertoni arriti të kundërpërgjigjet, pasi në minutën e 49-të u akordua një penallti për vendasit, me Iliman Ndiaye që mori përgjegjësinë dhe shënoi për barazimin 1-1.


Më pas, një shans i madh për fitoren e Arsenalit humbi Trossard, i cili u ndal nga portieri i madh Jordan Pickford në një situatë ballë për ballë.

Arsenali bëri kështu një gabim të ri dhe lejoi Liverpoolin të hyjë plotësisht i qetë në fund të sezonit, në të cilin patjetër do të fitojë titullin e kampionit të Anglisë.

Tani Reds mund të fillojnë të ftohin shampanjën me të cilën do të bëjnë dolli për fitimin e Ligës Premier, pasi janë 11 pikë përpara Arsenalit dhe kanë një lojë më pak. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj