Arrestohet një person për vjedhje e rëndë në shkollat e Ferizajt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 25 Prill, 2025

Komente


Arrestohet një person për vjedhje e rëndë në shkollat e Ferizajt

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të të premtes, pikërisht në orën 02:50 minuta në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, dy persona të maskuar, njëri prej tyre E.T. (16 vjeç) dhe tjetri rreth 13 vjeç, kanë hyrë fillimisht në shkollën teknike “Pjetër Bogdani”, duke depërtuar brenda përmes një dritareje. Pasi nuk kanë gjetur asgjë me vlerë, kanë vazhduar në shkollën “Tefik Çanga”, ku me forcë kanë hapur një dritare për të hyrë brenda.

Sipas Policisë të dy kanë tentuar të hapin një nga zyrat e kësaj shkolle me një mjet pune, por pa sukses. Më pas, kanë depërtuar me forcë në kantinën e shkollës, ku është aktivizuar alarmi i sigurisë, duke i detyruar të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Në afërsi të “Tregut të Gjelbër”, i dyshuari E.T. është vërejtur nga sigurimi privat “Skifterat”, të cilët e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur, është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë – e mbetur në tentativë”. I dyshuari E.T. është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj