Amir Rrahmani fantastik, Napoli fiton dhe mban kreun në Serie A

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Janar, 2025

Komente


Amir Rrahmani fantastik, Napoli fiton dhe mban kreun në Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Në minutën e 5’të u shënua goli i parë, ishte Montipo që shënoi autogol për t’ia dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, ekipi i Antonio Contes shënoi edhe një gol për ta vulosur fatin e këtij dueli.

Ishte Anguissa që shënoi pas një asisti nga Romelu Lukaku.

Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar bëri paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 7.0 nga “Flashscore”.

Me këtë fitore, Napoli mbetët lider i Serie A dhe shkon në kuotën e 47 pikëve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj