“Faktori njeri është shkaktari kryesor i aksidenteve në Kosovë”

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Mars, 2025

Komente


“Faktori njeri është shkaktari kryesor i aksidenteve në Kosovë”

Numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë është i shpeshtë.

E një prej faktorëve kryesor pse po ndodhin këto aksidente llogaritet faktori njeri.

Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit thotë pas faktorit njeri si shkaktar kryesor të aksidenteve vijnë gjendja e automjeteve dhe rrugëve.

“Shkaktari kryesor i aksidenteve në komunikacion, kryesisht është faktori njeri pastaj vijnë faktorët tjerë që janë automjeti dhe rruga. Një prej faktorëve që ndikon më së shumti është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes dhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Si masa parandaluese për shkaktimin e këtyre aksidenteve ai ka përmendur patrulla më të shpeshta të policisë, vendosjen e radarëve statik dhe kamerave.

Të dielën një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Bresje të Fushë – Kosovës.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj